E martë, 5 Nëntor, 2024
12.9 C
Pristina

Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në fshatin Kçiq i Madh, saktësisht në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Sipas tij, në aksident ishin të përfshira tri vetura dhe personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Ju njoftojmë se sot pas orës 08:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq i Madh, ka ndodhur një aksident në të cilin janë të përfshira tri automjete me targa vendore, dhe si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë persona.Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka thënë Prekazi. /Telegrafi/

Nga Rubrika