E premte, 15 Nëntor, 2024
1.2 C
Pristina

Ledri Vula zbulon shkakun e ndarjes: “Nëse Sara do ishte më…”

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ledri Vula ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në programin e ri të Arbana Osmanit, “Mirmbrëma Yje”, ku ka treguar detaje të pathëna nga ndarja e bujshme me Sara Hoxhën.

Ai tregoi se çfarë nuk funksionoi në marrëdhënien e tyre, teksa u shpreh se nuk di një arsye konkrete, ama shtoi se nëse Sara do të ishte më private, ndoshta ata do të ishin akoma bashkë.

Kjo përgjigje erdhi pas pyetjes së Arbanës, e cila i tha nëse do të donte që lidhja me Sarën të ishte më private, duke qenë se vetë Ledri e ka mbajtur jetën e tij private gjithnjë larg publikut.

“Ishte e pritshme që lidhja jonë të bëhej publike për shkakun tim, por po të ishte Sara më private do kishim qenë akoma bashkë, ndoshta, nuk i dihet”- u shpreh Ledri.

Më tej reperi u shpreh se diçka që e bënte lidhjen e tyre të funksiononte ishte fakti se Ledri është introvert ndërsa Sara ekstroverte, kështu që plotësonin njëri tjetrin.

“Atëherë, çfarë nuk funksionoi”- e pyeti Arbana, ndërsa ai u përgjigj: “Nuk e di, nuk dua as ta mendoj tani”.

Nga Rubrika