Drilon Rama është bërë një nga emrat më të komentuar javët e fundit.
Boksieri i trofeshëm dhe me suksese ndërkombëtare, Drilon Rama, e ka fituar zemrën e publikut duke u bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”. Ai ka shfaqur një përgjegjësi të jashtëzakonshme dhe ka dhënë një imazh të ri për publikun, duke e bërë atë një figurë interesante dhe atraktive.
Me karakterin e tij të fortë, Driloni jo vetëm që ka arritur të impresionojë me aftësitë e tij boksierike, por gjithashtu ka demonstruar një natyrë tërheqëse dhe karizmatike. Ai ka bërë që të gjithë të flasin për të, me çdo dalje të tij në ekran. Publiku i shikon ai si një multifunksional, i cili është po aq i zoti në ring sa edhe në jetën sociale.
Ndërkohë që është bërë një figurë e njohur, Driloni është shndërruar në një simbol të adhurimit nga shumë vajza.
Pamja e tij fizike dhe format e jashtme janë në qendër të vëmendjes, duke shkaktuar një revolucion të vërtetë brenda rrjeteve sociale. Mijëra ndjekës e komentojnë dhe e ndjekin me pasion çdo lëvizje dhe aktivitet të tij.
Forma e tij e fytyrës dhe muskujt e tij të fortë e kanë bërë Drilonin një yll për shumë të rinj. Jashtë boksit, ai është duke krijuar një identitet të tijin si influencues në mediat sociale duke e përdorur platformën e tij për të ndarë momentet e tij emocionale dhe argëtimin me fansat e tij.
Pjesëmarrja e tij në “Big Brother VIP Kosova” ka luajtur një rol kyç në rritjen e famës së tij.
Shiko videon:
@isyourboydrilon Loja e buxhetit💶 @drilonrama_ #isyourboydrilon #drilonrama🥊 #teamdriloni #tiktok #bigbrothervipkosova #bigbrother #fypage #viralvideos #funny #edit #foryoupage