Disa ditë më parë, Ledri Vula konfirmoi për herë të parë publikisht ndarjen nga blogerja Sara Hoxha.
Në një rrëfim të sinqertë për “Mirëmbrëma Yje”, Ledri tregoi se ndarja e tyre ka ndodhur katër vite më parë, ndërsa shtoi se një nga arsyet që solli ndarjen ishin daljet e shpeshta publike të Sarës.
Mirëpo të njëjtën mbrëmje, pak orë pasi rrëfimi i Ledrit u bë viral, Sara u pa në shoqërinë e mikeshave duke konsumuar pije alkoolike.
I njëjti veprim i Sarës u pa edhe një ditë më pas, ndërsa mbrëmjen e djeshme ajo ka postuar sërish një foto teksa shihet duke konsumuar pije alkoolike.
Nuk dihet nëse veprimet e saj vijnë si pasojë e deklaratave së Ledrit, por duhet thënë që postimet ku Sara shihet duke konsumuar pije të ndryshme po rriten ndjeshëm.
Shiko fotot: