E martë, 3 Dhjetor, 2024
2.7 C
Pristina

Askush nuk e vuri re, Jonida pëson aksident pak orë para spektaklit

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Moderatorja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi ka tërhequr sërish vëmendjen me pamjen e saj të kuruar deri në detaj në një nga spektaklet e fundit, ku ajo u shfaq me një fustan të kaltër magjepsës, plot vezullim dhe elegancë.

Bukuroshja, e njohur për stilin e saj të rafinuar dhe aftësinë për të përcjellë klas dhe finesë në çdo paraqitje, këtë herë shkëlqeu jo vetëm në ekran, por edhe në sytë e ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Fustani, i cili theksonte linjat e saj të hijshme, u bë menjëherë objekt admirimi dhe diskutimi nga publiku.

Megjithatë, disa orë para fillimit të spektaklit, Jonida ndau një moment të papritur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo kishte përjetuar një aksident të vogël, duke pësuar një gërvishtje në dorë.

Në një postim në Instagram, Jonida e shoqëroi këtë incident me një shaka, duke thënë: “Për syrin e keq!”.

Përkundër këtij episodi të vogël, moderatorja nuk lejoi që asgjë ta pengonte të shkëlqente gjatë mbrëmjes. Me një energji të jashtëzakonshme dhe një buzëqeshje të pandarë, ajo dëshmoi profesionalizmin dhe aftësinë për të lënë pas çdo pengesë.

Shiko foton:

Nga Rubrika