E martë, 24 Dhjetor, 2024
0 C
Pristina

‘Unë shfaqjen e kancerit e kam zbuluar krejt rastësisht’! Mimoza Kusari Lila: Një rrëfim i guximshëm për përballjen e saj me kancerin e gjirit

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Sol’ të ‘Klan Kosovës’, ka shpërndarë një rrëfim të ndjerë për karrierën e saj, sfidat e jetës dhe përballjen me kancerin e gjirit.

Në një moment emocionues të bisedës, ajo zbuloi se si e kuptoi se kishte këtë sëmundje. Ajo tha: “Unë shfaqjen e kancerit e kam zbuluar krejt rastësisht, gjatë kontrolleve rutinore. Nuk kam pasur shenja, as mungesë energjie. Faza në të cilën e kam zbuluar ishte shumë e hershme. Nga fillimi, jam ndier shumë e siguruar nga informacioni, si dhe nga diagnoza e mjekëve tanë.”

Çfarë e ben këtë histori edhe më të veçantë është qasja e saj pozitive ndaj diagnozës, e cila për shumë njerëz shoqërohet me frikë dhe panik. “E di që në aspektin psikik, shumica e njerëzve e marrin si një paralajmërim për vdekjen. Kjo shpesh zgjat ndjenja e humbjes, panikun dhe në fund dorëzimin, por as paniku as dorëzimi nuk janë karakteristika të mia,” – tha ajo me forcë.

Mimoza ka treguar gjithashtu se përballja me këtë sfidë ka sjellë nevojën për riorganizim të angazhimeve të saj, sidomos për datën e operimit të saj. “Kam pasur dilema për datën e operimit, për shkak të angazhimeve të mia në Kuvendin e Kosovës. Por e di që shëndeti im vjen i pari,” – ka shtuar ajo.

Ajo ka ndarë gjithashtu disa copëza nga jeta e saj përpara diagnozës dhe se si e ka ndihmuar përvoja e saj të mëparshme për t’u përballur me sfida të tjera në jetë. “Secila përballje që kam pasur me vështirësitë më ka bërë më të fortë, dhe kam besim se edhe kjo do të kaloj,” – tha ajo me konfidencë.

Mimoza është një shembull frymëzimi jo vetëm për gratë e tjera që përballen me të njëjtin problem, por për të gjithë ata që ndihen të humbur në momentet e vështira. Ajo u bën thirrje të gjithëve që të bëjnë kontrolle të rregullta dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.

“Mendoj se është e rëndësishme të flasim për këto tema, sepse ka shumë gra që ndihen të vetmuara në këtë betejë. Duhet të dimë se nuk jemi vetëm dhe se ka mbështetje,” – shtoi ajo.

Në fund, Mimoza Kusari-Lila na tregon se guximi dhe qëndresa janë thelbësore për t’u përballur me sëmundjet dhe për të jetuar një jetë të plotë përkundër sfidave të mëdha që jashtëzakonisht, jeta na heq në rrugën tonë.

Shiko videon:

PROMO

Nga Rubrika