E premte, 10 Janar, 2025
5.7 C
Pristina

Sara akuzon Leon për lidhje fallco me Lelën: A është kjo një skenar mediatik?

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Polemikat mes Sarës dhe Leos i dhanë fund heshtjes, ndërsa akuzat për një lidhje fallco u hodhën në tavolinë duke tensionuar atmosferën.

Në një zhvillim të papritur, Leo hodhi dyshime të forta duke spekuluar se Sara kishte një pëlqim për të. Në përgjigje, Sara shprehu indinjatën e saj duke theksuar se përkundrazi, është ai që e ka ndjerë pëlqimin për të. Kjo e bën situatën edhe më interesante, duke nxitur diskutime dhe analiza mbi marrëdhëniet e tyre.

Sara gjithashtu mbrojti veten nga akuzat e tjera se kishte ngritur një lidhje të rreme me Lelën. Ajo e cilësoi këtë si një shpifje dhe theksoi se gjithçka që ka ndodhur mezi zgjati disa momente. Ajo theksoi se ato ishin thjesht një aventurë dhe se nuk duhet të merreshin më seriozisht se kaq.

Në këtë debat, Gresa gjithashtu u përfshi dhe e pyeti Sarën nëse do të krijonte ndonjëherë një lidhje falco me Drilonin, duke sugjeruar se mund të ishte një tjetër moment për të tërhequr vëmendje. Kjo pyetje e pandershme e Gresës nxiti një reagim të fuqishëm nga Sara, që refuzoi kategorikisht çdo lloj marrëdhënieje të tillë.

“Zero, nuk ma ndin për lidhje fallco, puthje për show bën ti”, i përgjigj Sara Gresës, duke e bërë publik se qëllimet e saj për të qenë në emision ishin më të thella se sa thjesht për show. Kjo replikë e saj ka sjellë shumë komente dhe reagime nga publiku, i cili ishte dëshmitar i këtij debati të ashpër.

Mes tensioneve dhe fjalëve të ashpra, në publik filluan të shfaqeshin dyshime mbi qëllimin e kësaj dinamike. Disa mendojnë se ky është një skenar i mirëfilltë mediatik për të rritur audiencën dhe për tërheqjen e vëmendjes. A është ky një rast klasik i prodhimit të dramës në media?

PROMO

Nga Rubrika