Moderatorja nga Shqipëria, Dasara Karaiska ka hedhur “bombën” në lidhje me këngëtarin nga Shqipëria, Jozin i cili është pjesë e Big Brother VIP Albania 4.
Ajo përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka thënë se “Jozi është gay” dhe se partneri i tij ka deklaruar se është në një marrëdhënie me të.
“Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin Jozi ka bashkëjetuar në Zvicër e në Milano se në fund të fundit ai i ziu është gay i deklaruar në një marrëdhënie me Jozin dhe sikur nuk është e drejtë nga ana ime të ia denigroj figurën. Po që ky Jozi e ka hak të ia nxjerr atë foton e atë profilin e atij partnerit të vet që e ka foto profili Jozin në Instagram. Do të dali sonte ai të i shoh këto storje Jozi edhe nesër të vije të më haj mua te dera e shtëpisë. Tash të them të drejtën gjersa ai e ka foto profili në Instagram, pse se nxjerrkam unë për shembull. Sa e shëmtuar”, është shprehur Karaiska në Instagram.
Këto deklarata kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë fansa kanë shprehur habinë e tyre mbi këtë zbulim. Ekspozimi i jetës private të personazheve të njohur shpeshherë shkakton konfuzion dhe biseda të nxehta mes ndjekësve të tyre.
Jozi ka qenë një nga banorët që ka bërë më së shumti zhurmë gjatë prajmit të mbrëmshëm fillimisht për shkak të një situate me Loredanën të cilën e kishte kapur për fytyre duke tentuar ta puthte derisa ajo kundërshtonte, e më pas për sulmet e vazhdueshme që i janë bërë Gjestit nga ai, Amber dhe G-Bani.
Situatat në Big Brother kanë dëshmuar se si drama dhe emocioni janë pjesë e pandashme e këtij formati televiziv. Jozi, përmbushës i kësaj etikete, ka treguar se është një lojtar i fortë, i cili shpesh mendon për strategji të reja për t’u mbajtur në qendër të vëmendjes.
Pjesëmarrësit e tjerë të shtëpisë gjithashtu përballen me dilemat e tyre personale dhe marrëdhëniet që krijojnë brenda këtij ambienti të mbyllur. Ndërsa emisioni vazhdon të zhvillohet, tensioni mes banorëve është gjithnjë e pranishme.
Ndërkohë, Përmes një zarfi të zi, vëllai i madh kishte vendosur që ti qonte në nominim të tre të lartpërmendurit por që Amber i “shpëtoi” ata duke vendosur që ta linte lojën. Kjo ka rikthyer diskutime në lidhje me mënyrën se si nominimet dhe strategjitë e lojës ndihmojnë në formësimin e dinamikës së grupit dhe krijimin e konfliktit.
Me zhvillimet e reja në Big Brother VIP Albania, audienca vazhdon të ndjekë me kureshtje se si do të zhvillohet kjo histori dhe çfarë pasojash do të ketë në marrëdhëniet e brendshme të banorëve. Kjo situatë gjithashtu hap diskutime mbi perceptimin e shoqërisë për marrëdhëniet e ndryshme dhe stigmën që shpeshherë i shoqëron ato.
Shiko videon: