Kreshnik Gjergji, bashkëshorti i njohur i këngëtares Dafina Zeqiri, ka ndarë një përvojë të pazakontë në rrjetet sociale, e cila ka shkaktuar reagime të shumta. Ai rrëfen se gjatë një vizite në një fast-food, përballë një situate të papritur, u detyrua të përballet me një punëtor të lokalit.
Pas porositjes së një hamburgeri, Kreshniku e kupton se nuk ka para të imëta me vete. Ai e kërkon ndihmën e punëtorit, duke i propozuar që ta merrte ushqimin dhe të paguante më vonë. Por, punëtori refuzon dhe i kërkon që ta kthejë hamburgerin.
“Ni i fikt n’shpirt mshtini me kthy bukën se spat t’ima”, shkruan Kreshniku në postimin e tij, duke e bërë publik këtë ngjarje të pazakontë që e ka prekur.
Reagimi i situatës merr një kthesë të papritur kur një person që identifikohet si punëtori i fast-food-it reagon në komentet e postimit. Ai ofron një version krejt tjetër të ngjarjeve, duke pretenduar se Kreshniku kishte ardhur për të thyer 50 euro dhe se lokali nuk kishte mundësi t’ia kthente pjesën tjetër.
Punëtori gjithashtu akuzon Kreshnikun për sjellje të keqe dhe sugjeron se do të takoheshin për të bërë një fotografi së bashku, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.
Reagimi i Kreshnikut është i ashpër, ku ai e akuzon punëtorin për gënjeshtra dhe shkruan: “Drynin e k’tij sigur t’veç n’deksha une”, duke shprehur indinjatën e tij për situatën e krijuar.
Ai shkon edhe më tej, duke deklaruar se do t’i hapte konkurrencë lokalit, duke thënë: “Une e di çka kam me t’i qel ntona anët, une i maj me minus krejt”.
Kreshniku gjithashtu shprehet se është i gatshëm të marrë me qira një lokal në të njëjtën rrugë dhe të ofrojë hamburgerë për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë. Kjo deklaratë ka ngjallur interes dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale.
