E enjte, 31 Tetor, 2024
16.3 C
Pristina

Nga arsyeja se pse u largua nga televizioni deri tek projekti më i ri, Dojna Mema flet për herë të parë

Moderatorja e njohur Dojna Mema është një ndër vajzat më të dashura nga publiku shqiptar.

Ajo është bërë pjesë e botës së televizionit në një moshë shumë të re, ndërsa kohët e fundit e ka lënë shumë pas dore pasionin e saj.

Rreth një vit më parë Dojna është bërë nënë për herë të parë, zoti e ka bekuar me një djalë dhe mesa duket të gjithë kohën dhe energjitë e saj po ia kushton të voglit të saj.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi moderatorja ka zhvilluar një bisedë virtuale me fansat e saj ku një ndër ta e ka pyetur se kur do ti rikthehet në televizion, ndërsa ajo përgjigjur se së shpejti do të vijë me një projekt të ri që po e ndërton nga fillimi.

“Do të shihemi shumë shpejt, në një projekt që po e ndërtoj vetë që nga tulla e parë”- tha ajo.

Mesa duket fansat e ‘zjarrtë’ mexi po presin që moderatorja pas një pauze ti rikthehet botës së televizionit.

Nga Rubrika