Kristi dhe Keisi janë njohur në Big Brother Vip, ku nisën një romancë, e cila nuk pati një fund të lumtur.
Ata nisën afrimitetin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, teksa kjo gjë bëri që edhe babi i Keisit, Sabiani, të hynte në shtëpi për të vendosur disa barriera.
Qëndrimi i të treve së bashku në atë shtëpi ishte paksa i vështirë, por ata arritën të ruanin raporte të mira, edhe pse romanca e tyre mori fund.
Thumba dhe ngacmime ka pasur nga ana e të dyve pas daljes nga shtëpia e BBV, por duket se sqarimi i shumëpritur erdhi në Kepin e Vipave, ku Keisi është pjesëmarrëse dhe Kristi e vizitoi.
Ja si iu drejtua atij Keisit në lidhje me raportin e tyre.
Nuk kisha më asgjë me ty.
Mos bëj sikur po të refuzoj.
Më beso.
Nuk ishim për njëri-tjetrin, nuk kishim shans… Pse u emocionove kaq shumë.
Mes lotësh, Keisi u shpreh si më poshtë.
Emocionohem se më kujtohen shumë gjëra, pastaj them është më mirë kështu.
Jam e zhgënjyer nga Kristi, prekem.