Beniada Nishani ka komentuar deklaratat e Einxhel Shkirës, e cila ka treguar kohë më parë se nuk flasin bashkë e se nuk kanë as numrat e telefonit.
“Kemi rastisur bashkë por nuk janë takuar akoma.
Ngaqë nuk ma ka numrin e telefonit prandaj”, tha asokohe me ironi moderatorja për Why Not.
Beniada pasi pa videon u përgjigj me këngë:
“A e njeh atë muzikën ku thuhet “Oj lulije, oj lulije pllumb i bardhë a të tha nëna rrugë e mbarë, vaj, vaj, vaj, vaj.
A të tha nëna rrugë e mbarë, vaj, vaj, vaj, vaj” tha Beniada në Ora News ndërsa shtoi më tej:
“Tani përtej shakave e kisha parë këtë pjesë.
Unë jam munduar të mos e komentoj pasi ndonjëherë njeriu lëndohet për gjërat e vogla, për një fjalë.
Ka qenë një shoqëri e bukur e jona ishim 2 goca kundër shumë të tjerëve.
Kam thënë se jam munduar të kem kujdes ti përgjigjem.
Përveç kësaj e kam pasur shumë xhan.
Ndonjëherë bëjnë vaki këto gjëra.
Ndonjëherë në shoqëri njerëzit për disa keqkuptime prishen kot.
Por gjëja më e bukur është kur njerëzit flasin sy më sy.
Nuk jemi zënë asnjëherë.
Unë i uroj një shtatzëni të mbarë dhe jam e sigurt se në një të ardhme gjërat do të ndryshojnë”, tha Beniada.