Ish-banor i “Big Brother VIP Kosova 1” dhe reperi i njohur MC Beka ka reaguar pas incidentit të fundit të ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku Jozefin Marku goditi me shuplakë Gjestin.
Ngjarja, që ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjete sociale dhe media, ka nxitur reagimin e shumë personazheve publikë, mes tyre edhe RAP këngëtari MC Beka, i cili njihet për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta dhe shpesh kritike ndaj padrejtësive.
MC Beka, i cili vetë ka kaluar eksperiencën e realitetit në një format të ngjashëm në Kosovë, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me normalizimin e dhunës në televizion dhe ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së respektit mes konkurrentëve, pavarësisht tensioneve apo provokimeve.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai nuk ka ngurruar të shprehë zhgënjimin e tij, duke u distancuar nga çdo formë dhune dhe duke e cilësuar veprimin e Jozefinit si të papranueshëm dhe të turpshëm.
“Jam i tronditur nga ajo që ndodhi mbremë, Zoti nuk ti jep krejt, a e pat te Jozi, trupin dhe bukurin ja dha, por trunin ja ka lanë t’vogël, kshtu që o njeri mendo punen para se te bojsh se nuk ti kryn trupi krejt, truni ti kryn krejt, kështu që merr shembull prej Gjestit, duhet me kan i meqëm” , ishte reagimi i MC Beka përmes një video që ka publikuar në InstaStory.
MC Beka është ndër të paktët ish-banorë të formateve VIP që ka mbajtur një qëndrim publik ndaj këtij incidenti, duke i bërë thirrje edhe produksionit që të mbajë një qëndrim të qartë dhe të drejtë ndaj situatave të tilla, për të mos lejuar që dhuna të kthehet në spektakël./InfoKosova/
Shiko Videon: