E enjte, 26 Dhjetor, 2024
0.3 C
Pristina

Më mirë sërish banore apo opinioniste e “BBVA3”? Ja çfarë thotë Olta Gixhari

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë Olta Gixhari.

Duke qenë se spikati gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP” ajo u pyet në këtë intervistë nëse do të donte apo do ta ribënte edhe njëherë atë eksperiencë?

“Po, do ta ribëja.

E kam menduar disa herë këtë pyetje edhe me veten time dhe po do ta ribëja.

Nuk jam fare pishman që e kam bërë dhe e kam bërë në kohën e duhur.

E kam shijuar shumë por mbetet aty, e kam lënë githçka aty natën e 1 prillit kur unë e mbylla atë derë që askush nuk e besoi sepse ishte edhe dita e gënjeshtrave, por e kam lënë të gjithë si një “eksperiencë të gënjeshtërt” po e them si metaforë këtë.

E kam paketuar dhe e kam lënë aty.

U riktheva në personalitetin tim dhe në përditshmërinë time psikologjike,”-tha ajo.

A do të pranonte Olta Gixhari një ofertë për në “Big Brother VIP 3” për të qenë opinioniste?

“Jo, nuk besoj nuk e kam në ambiciet e mia këtë pozicion.

Është hera e parë që e mendoj dhe mua më është bërë shumë si pyetje edhe nga njërëzit që kanë dëshirë të dinë pak më shumë se çfarë do të bëhet në të ardhmen por nuk e kam menduar me seriozitet ose me një lloj mendimi brenda.,”-shtoi Olta.

PROMO

Nga Rubrika