Nëse shihni këtë pozë dijeni se është Era Istrefi…

Ditë për ditë në do t’ju sjellim nga një detaj të veçantë që kemi venë re apo që na tërheq vëmendjen nga fotot e VIP-ave tanë.

Meqënëse Era Istrefi pak orë më parë ka publikuar bashkëpunimin e saj të parë me Don Xhon, e kishim shumë të freskët imazhin e saj dhe menduam të merremi me të.

Era ka më shumë se 1 milion ndjekës në rrjetin social Instagram(për mendimin tonë mund të kishte edhe më shumë), por për një periudhë kohe këngëtarja e hitit “Bon Bon” u largua nga rrjeter sociale ose më saktë postonte shumë rrallë.

Ama nëse i hedh një sy profilit të saj, pozat që ajo ka më shumë qejf, janë këto me kënd anësor ku nxjerrin në pah format e saj trupore.

Dikur Era Istrefi tregonte në Instagram foto e video nga përditshmëria e saj që ishin shumë “cool”.

Vitet e fundit e ka kthyer këtë të fundit në hapësirë pune ku shobim foto vetëm nga projektet e saj muzikore.

Madje si foto të saj të parë Era ka lenë një frame të këngës së saj “E dehun”.

Shiko Fotot:

Nga Rubrika