Web Analytics
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
4.7 C
Pristina

Vrasja e Enver Bajraktarit, ky është personi që arrestua sot nga policia!

Një person është arrestuar në lidhje me vrasjen e cila ndodhi ditë më parë në Baicë të Lipjanit.

I dyshuari T.K ra në prangat e policisë pas një angazhimi intensiv hetimor, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë.

Kështu deklaroi për Insajderin Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Sinjali raportoi se i arrestuari është Top Kolshi, nga fshati Baicë, vend ky nga i cili vinte edhe Enver Bajraktari.

Trupi i pajetë i viktimës, Enver Bajraktarit, ishte gjetur i varrosur në një arë të misrit.

Nga Rubrika