Pak javë më parë të gjithë u habitëm kur pamë Zhaklin Lekatarin si opinioniste në “Dancing with the stars Fan Club”, që moderohet nga Kiara Tito kjo pasi dyshja, bashkë edhe me Luizin, paten përplasje të forta pas ‘Big Brother VIP’, ku mes të tjerash Zhaklina akuzoi familjarët e Kiarës se e kishin kërcënuar.
Kështu, si ishte bashkëpunimi i tyre në “Dancing with the stars Fan Club”?
E ftuar në MCN, Zhaklina deklaroi se raportet mes tyre kanë qenë korrekte dhe nuk kanë pasur asnjë diskutim për përplasjet në të kaluarën.
“Unë mora një ftesë për të qenë opinioniste në episodin e parë të DWTS Fan Club dhe sigurisht që e pranova nuk kisha pse të mos e pranoja patëm një marrëdhënie shumë korrekte, profesionale pa zhvillime në prapaskena, nuk patëm kohë dhe as dëshirë as unë, as ajo, që t’i riktheheshim ngjarjeve të së kaluarës”.-tha ajo.
Po ashtu, gazetarja foli edhe për Luizin, me të cilin tha se nuk beson se do ketë ndonjëherë marrëdhënie.
“Ndërsa me partnerin e Kiarës, nuk kam pasur marrëdhënie që pas BBV dhe nuk ma merr mendja që do kem unë jam njeri që i qëndroj besnik vetes dhe mendimeve të mia mund të na përballë televizioni por prapë do kemi marrëdhënie profesionale, aty në kolltuk”.