Web Analytics
E martë, 23 Shtator, 2025
17.3 C
Pristina

Oficeri i FSK-së, Çlirim Gërguri diplomon me sukses në ShBA

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se Nëntoger Çlirim Gërguri ka përfunduar me sukses Kursin Bazë të Inxhinierisë për Oficer (EBLOC) në ShBA, duke u bërë oficeri i parë ndërkombëtar në historinë e këtij kursi që mori pjesë në Sapper Ranger Train-up.

Gërguri është shpërblyer edhe me çmimin prestigjioz “IMO Ironman Award”, falë dallimit të tij në udhëheqje, menaxhimin e detyrave, stërvitjet fushore, rezultateve të shkëlqyera në qitje dhe performancës akademike.

Policia ndalon një afgan, tentoi transportimin ilegal të tre shtetasve egjiptianë në Maqedoni
FSK ka theksuar se ky është një sukses i madh individual dhe njëkohësisht arritje institucionale, duke konfirmuar përkushtimin për zhvillimin profesional të oficerëve të saj dhe forcimin e standardeve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

PROMO

Nga Rubrika