Web Analytics
E hënë, 6 Tetor, 2025
9.7 C
Pristina

Liridona Ademaj u vra nga një distancë 2-5 centimetra, detaje tronditëse nga mjeku që i bëri autopsinë

Mjeku ligjor, Naim Uka, gjatë dëshmisë së tij në procesin gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt më 2023, ka dhënë detaje për raportin e autopsisë së Ademajt.

Ai ka thënë se në bazë të provave mjeko-ligjore distanca e qitjes, nga e cila është vrarë Ademaj sillet rreth 2 deri në 5 centimetra.

Uka ka theskuar se përjashtohet mundësia e vrasjes me puthitje apo gjysmë-puthitje.

“Gjatë procedurave të autopsisë mjeko-ligjore është konstatuar vrima hyrëse në regjionin e djathtë të kokës, e shkaktuar nga veprimi dinamik e cila ka pas veprim na djathtas në majtës, nga poshtë pjerrtas lartë.

Është e rëndësishme të ceket, se pjesë metalike e kësaj predhe është futur në pjesën e majtë të kokës, e cila është dorëzuar si provë te policët hetues. Si rezultat i kësaj plage, ka ardhur edhe gjakderdhja e brendshme dhe e jashtme trurore, e cila është shkaku i vdekjes”, ka theksuar Uka.

PROMO

Nga Rubrika