Web Analytics
E hënë, 6 Tetor, 2025
9.7 C
Pristina

Detaje nga aksidenti me fatalitet, viktima fëmijë 10 vjeçar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën mbrëma në aksin rrugor mes fshatrave Novosellë dhe Karaçevë të komunës së Kamenicës, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë rreth 10-vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se ngjarja tragjike ka ndodhur më 5 tetor, rreth orës 18:50, kur një veturë e tipit BMW, me ngjyrë të bardhë dhe targa 06, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Policia e Kosovës është njoftuar se në aksin rrugor Novosellë – Karaçevë ka ndodhur një vetaksident, ku një veturë BMW ka devijuar jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri, një fëmijë rreth 10 vjeç, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Hashani.

Përveç viktimës, dy persona të tjerë, përfshirë drejtuesin e automjetit, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

PROMO

Nga Rubrika