Web Analytics
E martë, 7 Tetor, 2025
10.7 C
Pristina

Ndarja e 100 eurove për studentë, Rashiti: Ky njeri po blen vota me paratë e tatimpaguesve!

Deputeti shqiptar në parlamentin zviceran të Bernës, Korab Rashiti, ka reaguar pasi qeveria në detyrë ndau 100 euro për studentët, vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Rashiti e ka quajtur këtë vendim si korrupsion dhe klientelizëm institucional.

Sipas tij, ky ‘manovrim’ është edhe ilegal.

“Ky njeri po blen vota me paratë e tatimpaguesve – përkatësisht me TVSH-në, tatimin mbi të ardhurat tuaja, e të tjera – të cilat i shpërndan për qëllime elektorale, megjithëse ai nuk është as kryeministër, as pjesë e një qeverie me mandat të plotë, por e një kabineti teknik të punëve të përditshme!

Kjo është një situatë shumë serioze, prandaj prokurorët specialë duhet të hetojnë menjëherë, sepse këtu kemi të bëjmë me korrupsion institucional dhe me tejkalim të kompetencave ligjore nga një kabinet teknik”, ka shkruar Rashiti.

PROMO

Nga Rubrika