Web Analytics
E premte, 10 Tetor, 2025
15 C
Pristina

“Xhorxh Bushi” përplas kandidatët, Rama për Çekun: Ky djali që thirret në ligj, bën gjëra jashtëligjore

Në debatin zgjedhor për kryeqytetin në Debat Plus, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, ka reaguar ndaj akuzave të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hajrullah Çeku, lidhur me ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Çeku ka pretenduar se ndërtimi i këtij sheshi përfshin shkelje ligjore.

“Kontrata për sheshin duhet ta kalojë testin e ligjshmërisë”, ka thënë Çeku.

Por Rama është përgjigjur duke hedhur poshtë këto akuza dhe duke akuzuar kundërshtarin e tij për hipokrizi.

“Ky që thirret në ligj, ky djali që thirret në ligj bën gjëra jashtëligjore”, ka thënë Rama.

PROMO

Nga Rubrika