Web Analytics
E premte, 10 Tetor, 2025
10.7 C
Pristina

Kjo është arsyeja pse babai i Naim Murselit nuk u paraqit në Gjykatë për të dëshmuar

Sot po mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Në seancën e sotme ishte paraparë të dëshmonte babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, mirëpo i njëjti nuk është paraqitur në seancë.

Ai përmes telefonit i ka thënë gjykatës se nuk do të paraqitet për të dëshmuar dhe se “deklaratat e tij mbeten ato të mëparshmet”.

Seanca po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarit tjetër, Florian Avdija.

PROMO

Nga Rubrika