Anëtari i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me një organizim që sipas tij, Lista Serbe e ka mbajtur sot në Mitrovicën e Veriut.
Kurteshi tha se kjo parti tubimin masiv e mbajti para zyreve të saja.
“Që është thyerje e Kodit të Mirësjelljes sepse fushata ka përfunduar në ora 19:00 me hapjen e vendvotimeve. Sot është mbajtur tubim, edhe atë në raport me numrin e popullsisë, masiv”, deklaroi ai gjatë konferencës për media të mbajtur nga KQZ-ja.