Web Analytics
E hënë, 20 Tetor, 2025
15.5 C
Pristina

Tension brenda LDK-së – Xhafer Tahiri s’e pyet Abdixhikun, futet në koalicion me VV-në Vushtrri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë Xhafer Tahiri, që humbi në zgjedhjet e 12 tetorit, ka lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për rundin e dytë të zgjedhjeve.

Tahiri e nënshkroi këtë marrëveshje pa miratimin e LDK-së.

Për këtë subjekti i cili udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku, ka thirrur mbledhje urgjente.

Në “ceremoninë” e koalicionit ishte edhe kreu i LVV-së, Albin Kurti.

Xhafer Tahiri, mori vetëm 19.81% të votave në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, në të cilin i pari doli kandidati i PDK-së, kryetari aktual i Komunës, Ferit Idrizi me 45.33%.

Sylejman Meholli i LVV-së, të cilin Tahiri ka zgjedhur ta mbështesë në rundin e dytë, ka marrë 30.77% të votave.

PROMO

Nga Rubrika