Web Analytics
E hënë, 20 Tetor, 2025
11 C
Pristina

LDK del me reagim, distancohet nga koalicioni i Xhafer Tahirit me Vetëvendosjen në Vushtrri!

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi kandidati i tyre për kryetar të Vushtrrisë Xhafer Tahiri, që humbi në zgjedhjet e 12 tetorit, ka lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për rundin e dytë të zgjedhjeve.

Tahiri ka lidhur marrëveshje pa miratimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës njofton anëtarësinë e vet dhe publikun e gjërë se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë.

Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në reagim.

Tutje thuhet se veprimet sikurse ky i sotmi, janë pa ndonjë vlerë dhe në kundërshtim me praktikën demokratike të LDK-së.

“LDK-ja pret që fillimisht të analizohet performanca e kandidatit dhe e Degës së Vushtrrisë, dhe pas këtyre hapave të marrë vendimet përkatëse.

Veprimet e tjera, sikurse ky i sotmi, janë pa ndonjë vlerë dhe në kundërshtim me praktikën demokratike të LDK-së. Si të tilla, ato do të marrin trajtim procedural sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale. LDK-ja tani është e fokusuar në garën e saj elektorale të balotazhit dhe jo në garën e partive tjera”.

PROMO

Nga Rubrika