Web Analytics
E martë, 21 Tetor, 2025
13.3 C
Pristina

Një burrë humb në mal derisa po mblidhte gështenja- Angazhohen njësitë e kërkimit

Një burrë, shtetas i Shqipërisë, është raportuar i zhdukur pasi humbi kontaktin me familjarët e tij derisa kishte shkuar për të mbledhë gështenja në një mal në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri.

Për gjetjen e tij është angazhuar edhe njësia për kërkim-shpëtim e Kosovës, ndërsa në anën tjetër të kufirit, ai po kërkohet nga njësia e Shqipërisë.

“Brezi kufitar Shqipëri-Kosovë 20.10.2025 – 23:20. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë gjatë mbledhjes së gështenjave në mal, ka humbur kontaktin me familjarët e tij.

Njësit policor, njësia për kërkim shpëtim dhe disa persona janë angazhuar në kërkim të viktimës, ndërsa në anën tjetër të kufirit janë angazhuar njësitë e Shqipërisë”, njoftoi policia në raportin 24-orësh.

PROMO

Nga Rubrika