Web Analytics
E mërkurë, 22 Tetor, 2025
11.3 C
Pristina

Nuk do e besoni arsyen, Genta Ismajli bëhet virale në botë pas 14 viteve

“Si panter i zi”, këngë e vitit 2010 nga Genta Ismajli, po bëhet virale nëpër mbarë botën për një pjesë specifike të sajën:

Pjesa më e përsëritur e këngës që po bën dhe xhiron e rrjetit shkon kështu:

“Tani bëje si një vajzë me ngjyrë” dhe Genta bën një kërcim që supozohet se e bëjnë vajzat me ngjyrë.

“Tani bëje si një vajzë e bardhë” dhe shohim një lëvizje duarsh që i përngjan më shumë Beyoncé-s në “Single Ladies”. “Tani bëje si latine” dhe Genta bën disa lëvizje salse. “Tani bëje si një vajzë shqiptare” dhe vallja e Tropojës rrëmben skenën.

Përtej entuziastëve që muzika shqiptare po kapërcen dhe një herë tjetër kufinjtë, reagimi i “të huajve” nuk do shumë mend për t’u kuptuar se nuk po shpreh pëlqimin për muzikën apo kërcimin, madje përkundrazi. Disa, edhe pse kryesisht në kontekst shakaje, nënkuptojnë se veprimet e artistes janë raciste.

Një krijues imitoi ekzaktësisht kërcimin e Gentës dhe komentuesit ishin të gjithë në një mendje: “Kjo këngë nuk duhet t’i kapërcente kufinjtë shqiptarë”.

Një tjetër e ktheu në meme, me mbishkrimin “Unë kur njerëzit më thonë që jam racist/e”. Dhe një tjetër madje bëri shaka se Genta i dha fund racizmit. “Shqipëria u përmend, por me çfarë kostoje,” tha dikush.

Kjo krijuese shqiptare thotë se asnjë njeri jashtë Kosovës nuk supozohej ta dëgjonte këtë këngë që tani është një trend TikTok-u dhe komentuesve iu duk për të qeshur:

Ndërkohë, Genta Ismajli vazhdon t’i ripostojë krijimet e të tjerëve në Instagramin e saj personal, pa ndonjë koment të shtuar, ama duket se dhe ajo po argëtohet me vëmendjen që po merr kënga në botë.

Ama, komentuesit s’e kursyen as për këtë dhe mendojnë se artistja po tregohet mendjlehtë duke i konsideruar gjithë videot si lavdërime.

Gjëja më e sigurt për internetin është se nuk harron kurrë dhe do të rikthejë gjëra nga e kaluara atëherë kur s’e pret. Nëse, në rastin më të keq, nuk doni t’ju bëjnë “cancel” njerëz që ju njohin rastësisht në TikTok, mendojeni dy herë para se t’i servirni një gjë publikut.

PROMO

Nga Rubrika