Web Analytics
E hënë, 27 Tetor, 2025
7.3 C
Pristina

Këto tri shenja të horoskopit e nisin javën mbarë, fillime të reja dhe mundësi të “arta” në karrierë

Java që nis të hënën, 27 tetor, e deri të premten, 31 tetor 2025, vjen me energji pozitive dhe mundësi të reja për shumë prej nesh, por veçanërisht për tre shenja të zodiakut, të cilat duket se do të kenë fat në çdo fushë të jetës.

Astrologët theksojnë se këto ditë favorizojnë ndryshimet, fillimet e reja dhe zhvillimet e papritura, ndërsa këshillojnë të gjitha shenjat të jenë më të hapura ndaj ideve dhe mundësive që shfaqen.

Por cilat janë shenjat që do të ndihen më me fat këtë javë?

Akrepi

Për Akrepin, Hëna e Re në shenjën e tij sjell mundësi për të nisur diçka të re. Është koha për vendime të guximshme, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional. Çdo kontakt apo njohje e re mund të rezultojë e favorshme, ndërsa ndikimi i Hënës së Re ndihmon Akrepin të lërë pas gjithçka që nuk i shërben më.

Demi

Demi ndikohet nga opozita e Diellit me Uranin, duke sjellë zhvillime të papritura, por pozitive. Planet që dukeshin të bllokuara mund të marrin kthesë të re, ndërsa shfaqen mundësi në fusha ku nuk priteshin. Këshilla e javës për Demin: qëndro i hapur ndaj ndryshimeve! Fleksibiliteti është çelësi i suksesit dhe i fatit këtë periudhë.

Luani

Luani shijon ndikimin e Venusit në shenjën e tij, që i shton sharmin, vetëbesimin dhe magnetizmin personal. Kjo është java ideale për kontakte shoqërore, njohje të reja dhe zhvillime romantike. Venusi ndihmon luanin të shkëlqejë dhe të tërheqë vëmendjen, si në dashuri, ashtu edhe në punë.

PROMO

Nga Rubrika