Web Analytics
E shtunë, 1 Nëntor, 2025
12.3 C
Pristina

U tha se u bë nënë, reagon ‘ashpër’ Ada e Përputhen, kjo është e vërteta

Iriada, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, ka reaguar me humor pas lajmeve që qarkulluan në portale se ajo ishte bërë nënë.

Në disa postime në Instagram, Iriada ka sqaruar se gjithçka ishte një keqkuptim i madh, pasi në të vërtetë ajo kishte qenë vetëm “baby sitter për 5 minuta”.

“Po shihja portalet kishin dalë gjithandej që isha bërë mami… Breaking news: nuk u bëra mami, thjesht u bëra baby sitter për 5 minuta. Po përshtatem për këtë rol”, ka shkruar ajo me ironi.

Në një tjetër story, ajo ka vijuar me të njëjtin ton thumbues ndaj portaleve duke shtuar:

“Kurse për ju portalet që e kishit marrë shumë seriozisht këtë temë… tani presim edhe emrin e bebit, datën e lindjes dhe ndonjë babi tjetër se atë s’e keni gjetur.”

Pra, edhe ky një nga rastet e radhës ku ka shumë zhurmë për asgjë.

Nga Rubrika