Një vizitë e veçantë familjare ka ndodhur së fundmi në ambientet e klubit Juventus.
Valza Vertopi, motra e futbollistit të njohur kosovar Edon Zhegrova, ka vizituar klubin e madh së bashku me vajzën e saj të vogël, Amelian.
Vizita e tyre ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive dhe tifozëve. Valza dhe vajza e saj kanë ndarë momente të ngrohta nga vizita, prane Edon Zhegroves.
‘Sot ndjemë shpirtin e “La Vecchia Signora” – të fortë, elegante dhe plot histori! Pak si çdo grua që nuk dorëzohet kurrë. Juventusi më kujton se forca dhe bukuria mund të ecin krah për krah, dhe se pas çdo fitoreje qëndrojnë zemra, pasioni dhe besimi.
Jam shumë krenare për vëllain tim që është pjesë e kësaj familjeje legjendare. Së bashku, mund t’i kthejmë ëndrrat në histori.’ ka shkruar Valza krahas postimit ku shihet prane vellaut.
