Web Analytics
E shtunë, 8 Nëntor, 2025
14.1 C
Pristina

Kurti: Zgjedhje në dhjetor ose në prill, më e favorshme të votohet Glauk Konjufca

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se për shtetin është më e favorshme të votohet Glauk Konjufca për kryeministër se të shkohet në zgjedhje.

“Meqenëse nuk i mora 61 votat e nevojshme, dhamë propozimin (Glauk Konjufcën mandatar për formimin e Qeverisë) pa vonesë, me këtë do të merremi menjëherë pas balotazhit, dhe opozita e ka në dorë ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme, ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill, cilado prej tyre për neve është e pranueshme, por le të bashkëpunojmë e të ecim përpara.

Ne fituam zgjedhjet, por më shumë se zgjedhjet duam ta formojmë qeverinë, ne kemi 48 deputetë, dhe kemi më shumë deputetë se PDK e LDK bashkë”, tha Kurti në një prononcim për TV Syri në Gjakovë.

Kurti ka thënë më mirë është vendi të ketë një qeveri afatshkurtër deri në muajin prill, dhe të votohet buxheti.

“Për Republikën e Kosovës është më e favorshme të votohet Glauk Konjufca, dhe ta kemi një qeveri që e voton buxhetin, buxhetin për RTK-në, buxhetin për Prishtinën, Gjilanin e Zubin Potokun, dhe të shkojmë në zgjedhje në prill për shkak se me kaq vështirësi 61 numra, për zgjedhje apo rizgjedhje të presidentit i kemi vështirë t’i bëjmë 80 deputetë në sallë, prandaj më mirë është ta kemi një qeveri afat shkurtët deri në muajin prill, por këtë nuk e vendosim vet, këtë e ka në dorë opozita.

Është një ofertë gjeneroze, sepse së pari u zëvendësua, Albulena Haxhiu me Dimal Bashën, dhe tani unë me Glauk Konjufcën, vetë ne kemi lëvizuar, ndërsa kemi fiksim dhe bllokim dhe njëlloj refuzimi as të logjikshëm as racional nga ana e subjekteve opozitare”, ka deklaruar Kurti.

Nga Rubrika