Web Analytics
E martë, 18 Nëntor, 2025
4.7 C
Pristina

Pas ngjarjes me Binin, vjen reagimi i Don Xhonit

Reperi i njohur, Don Xhoni, ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale pas raportimeve të rënda për një sulm të të tij ndaj producentit Shkumbin Nebihu (Bini Diez).

Incidenti, i cili ndodhi pasditen e së dielës në Prishtinë dhe ku u raportua se ishin përfshirë armë dhe dëmtim automjeti, ka tronditur skenën muzikore.

Në vend të ndonjë deklarate të drejtpërdrejtë apo shpjegimi, reperi ka publikuar një fotografi të tij në Instagram Story, duke shkruar një mesazh të shkurtër dhe simbolik, i cili duket se i referohet gjendjes së tensionuar dhe lajmeve negative:

“Qe pak diell n’kto ditë me shi”

Ky reagim, i shoqëruar me një emoji vezullues, është interpretuar nga ndjekësit si një përpjekje e Don Xhonit për të treguar qetësi dhe për të shmangur tensionin publik pas ngjarjes.

Ndërsa Bini Diez dha një deklaratë për Prive By Liberta Spahiu duke u shprehur i shokuar dhe duke thënë se incidenti kishte ndodhur në prani të familjes së tij, Don Xhoni ka zgjedhur një rrugë tjetër për reagimin e tij.

Nga Rubrika