Web Analytics
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
5.3 C
Pristina

U pushua nga puna nga Top Channel, Enxhi Nasufi bënë reagimin e papritur!

Moderatorja Enxhi Nasufi ka thyer heshtjen në rrjetet sociale, duke bërë një reagim të parë vizual që është interpretuar menjëherë si një mesazh ndaj situatës së saj të fundit profesionale.

Largimi i saj nga emisioni i mëngjesit “Wake Up” në Top Channel bëri bujë të madhe pak ditë më parë, ku u raportua për konflikte të brendshme që çuan në vendimin drastik të televizionit për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Pas kësaj ngjarjeje, Enxhi ka zgjedhur të reagojë në fotoje në rrjetet sociale.

Krahas fotove ajo shkruan: Jeta nuk të pyet nëse je gati. Të hedh në ujë, dhe të mëson të notosh duke të përplasur me dallgët.Por çdo herë që zgjedh të mos dorëzohesh , por të ngrihesh, të marrësh frymë, të vazhdosh, je duke fituar.

Jo mbi botën. Mbi veten.Sepse gjeja më e madhe që mund të humbasësh nuk është puna, as dashuria, as paratë, as mundësitë.Është vetja jote. Zëri yt i brendshëm. Ajo dritë që thotë: “Unë jam ende këtu.”Mbaje gjallë këtë dritë, sado errësirë të ketë përreth.

Nga Rubrika