Web Analytics
E enjte, 20 Nëntor, 2025
13.1 C
Pristina

Banorja e BBVK në gjendje të keqe shëndetësore, kërkon medikamentin jetik, por produksioni ende nuk ia sjell!

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale e tregon Lindën të tronditur, teksa u tregon banorëve se produksioni ende nuk ia ka sjellë insulinën, medikament jetik për gjendjen e saj shëndetësore.

Me tone të qarta shqetësimi, Linda dëgjohet të thotë:

“Gjëja më absurde është që unë ende nuk e kam insulinën në dorë.”

Ky problem vjen vetëm një ditë pasi ajo pati një episode shëndetësor gjatë natës së parë në shtëpi, ku u detyrua të kërkonte ndihmë në dhomën e rrëfimit. Sipas situatës, duket se gjithë gjendja lidhet pikërisht me mungesën e insulinës.

Insulina është një hormon tejet i rëndësishëm që ndihmon trupin të stabilizojë nivelin e sheqerit në gjak, dhe përdoret nga persona me diabet apo me çrregullime të tjera hormonale që kërkojnë terapi të rregullt.

Rasti i Lindës ka ndezur debat të madh online. Shumë ndjekës po kërkojnë nga produksioni që të ndërhyjë menjëherë dhe të sigurojë medikamentet e nevojshme për të shmangur çdo rrezik të mundshëm shëndetësor.

Publiku po pret reagimin zyrtar të prodiksionit, ndërsa shqetësimi për gjendjen e Lindës vijon të rritet.

Nga Rubrika