Web Analytics
E enjte, 20 Nëntor, 2025
11.9 C
Pristina

Benita shpërthen ndaj Eljonës: “Ç’është kjo erë e keqe? Pse s’lahesh?” – më pas i hedh parfum te krevati!

Skena aspak e zakonshme kanë ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, ku tensionet mes banoreve femra po rriten që në ditët e para.

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale tregon Benita Zenën, e cila afrohet te krevati i Eljonës ndërkohë që ajo ndodhet aty, duke bërë një veprim që ka habitur publikun.

Sipas pamjeve, Benita, e irrituar, dëgjohet duke thënë:

“Ç’është kjo erë e keqe këtu? Eljonë, pse nuk lahesht?!”

Disa sekonda më pas, ajo hap një shishe parfum dhe e spërkat krevatin e Eljonës, duke krijuar një situatë të sikletshme dhe konfliktuale.

Pranë Benitës shihet edhe Alba, e cila duket se e mbështet veprimin e saj, duke qeshur dhe duke bërë komente nën zë.

Ky moment ka ndezur menjëherë rrjetin dhe komentet janë të ndara: disa e cilësojnë Benitën si të tepruar dhe bullizuese, ndërsa të tjerë thonë se ajo thjesht po reagoi ndaj një situate të pakëndshme në shtëpi.

Videoja po bën xhiro, dhe duket se kjo do të jetë një nga konfliktet e para të mëdha të këtij edicioni.

@st_drama0

#bigbrothervipkosova4 #shqip #albania #perty #fyp

♬ original sound – ST

Nga Rubrika