Web Analytics
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
11.5 C
Pristina

Situata me Elijonën, reagon familja e Benitës

Situata e tensionuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 mes Benitës dhe Elijonës ka nxitur reagime të shumta në rrjet gjatë orëve të fundit.

Debati agravoi kur Benita përmendi nënën e Elijonës, një koment që u cilësua nga publiku si bullizëm dhe goditje nën brez, duke pasur parasysh historinë tragjike të Elijonës, e cila ka humbur nënën dhe motrën në një aksident në vitin 2021.

Pas zhurmës së madhe në rrjet, ka ardhur reagimi zyrtar nga jashtë. Familja dhe menaxhmenti i Benitës (SS Group) kanë publikuar një deklaratë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Ata kanë kërkuar falje publike familjes së Elijonës, duke sqaruar se Benita nuk ishte në dijeni të historisë së saj të ndjeshme. “Momente të tilla, kur preken çështje personale dhe të dhimbshme, e tejkalojnë kufirin e lojës së Big Brother dhe për këtë ne nuk pajtohemi në asnjë mënyrë,” shkruhet në reagim.

Megjithatë, stafi ka mbrojtur pjesën tjetër të sjelljes së Benitës, duke theksuar se veprimet e tjera mbeten brenda dinamikave të lojës dhe presionit të formatit 24/7 që mund të çojë në reagime të pamenduara mirë.

Mbetet për t’u parë se si do të trajtohet kjo situatë sonte në prime dhe se a do të ketë falje personalisht.

Nga Rubrika