Web Analytics
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025
10 C
Pristina

Në të njëjtën moshë, nga sulmi në zemër kishte vdekur edhe babai i Shpat Kasapit

Këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi, ka vdekur sot në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.

Ai ndodhej në Itali bashkë me ish-bashkëshorten, Selvijen, për kurimin e djalit të tyre trevjeçar.

Po në moshë të njëjtë dhe po nga arresti kardiak, kishte vdekur edhe babai i Shpatit.

Edhe shoku i tij ka thënë se sulmi mund ti ketë ardhur nga gjenetika pasi sipas tij, edhe babai i këngëtarit pati vdekur në mënyrën e njëjtë.

“Jo, nuk ka pasur probleme me shëndetin. Ka qenë diçka e familjes, gjenetike sepse edhe babai i Shpatit vdiq nga ataku në zemër.

Ai ka pasur shëndet të mirë këto vitet e fundit, zgjidhte edhe ushqimin, bënte kontrolle të rregullta, me sa duket edhe trupi mbase e ndien vet dhe Shpatit i ndodhi kjo që nuk do ma merrte mendja”.

Nga Rubrika