Gjatë darkës së banorëve të nominuar në Big Brother VIP Kosova 4, Dolce nuk mundi të mbajë lotët.
Ajo i tregoi banorëve të tjerë, që nuk ishin të nominuar, se ishte e detyruar të largohej nga shtëpia.
“Po, familja ime më tha që duhet të dalë nga shtëpia absolutisht për një çështje gjyqësore”, u shpreh Dolce.
“Gjyqësore unë e kam mbaruar, unë kam hall se mos është dikush keq”, shtoi ajo, duke reflektuar shqetësimin e saj.
