Web Analytics
E premte, 28 Nëntor, 2025
1.7 C
Pristina

“Sot do ta festonte ditëlindjen”, Igballe Huduti përlotet për djalin e saj të ndjerë!

Teologia Igballe Huduti ka ndarë një moment të dhimbshëm duke treguar se pikërisht sot, më 28 Nëntor, do të festonte ditëlindjen djali i saj i ndjerë.

Ajo u shpreh se e vuan mungesën e tij dhe tha se e sheh shumë shpesh në ëndërr, por që sipas saj, ato gjithmonë janë pozitive.

“Është vuajtje, mirëpo njeriu kur të mësohet ta kap vuajtjen për dore, atëherë ec me atë bashkë dhe ka disa hapa të shpresës, të më të mirës që ne Ahmedi atje po na pret me një vend shumë të bukur, sipas ëndrrave që e shoh.

Shpesh e shoh dhe deri tash asnjë ëndërr nuk e kam parë që s’është e mirë, pra të gjitha janë të mira”, u shpreh Huduti.

Nga Rubrika