Web Analytics
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
9.1 C
Pristina

Qeveria rriti shpenzimet në tre muajt e parë të 2025’tës, ja ku shpenzoi më shumë

Qeveria e Kosovës ka shpenzuar më shumë gjatë tre mujorit të tretë të vitit 2025 sesa në tremujorin e tretë 2024.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2025 kanë arritur në 826.6 milionë euro, krahasuar me 774.8 milionë euro sa ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2025 ishin 826.6 milionë ruro, derisa shpenzimet në TM3 2024 ishin 774.8 milionë euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: Kompensimi i punëtorëve (28,2%); Kontributet sociale dhe përfitimet (25,9%); Formimi i kapitalit bruto (13,7%); Konsumi i ndërmjetëm (13,6%). Ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas të dhënave Qeveria po ashtu ka realizuar të hyra të përgjithshme në TM3 2025 arritën në 927.2 milionë euro, ndërsa në TM3 2024 ishin 818.7 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë, tatime në produkte, tatimet rrjedhse.

“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2025 ishin 927.2 milionë euro, derisa të hyrat në TM3 2024 ishin 818.7 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: Tatimet në produkte (73,6%); Tatimet rrjedhëse në të ardhura (14,1%); Pagesat për prodhimin jashtë tregut (shitjet) (3,8%). Ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.”, thuhet në raport.

Nga Rubrika