Web Analytics
E diel, 7 Dhjetor, 2025
5 C
Pristina

Zarf i zi për Labin? Banori eskalon pasi Londrimi e thërret ‘Noti’

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Labinot Rexhës dhe Londrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke krijuar një moment të tensionuar.

Përplasja nisi kur Labinoti kërkoi nga Londrimi që të ndalë ta thërrasë “Noti”.

Ai theksoi rëndësinë e kësaj për arsye familjare: “Familja ime do të ketë problem me ty. Familja ime nuk ka qejf të të dëgjojë duke më thirrur Noti sepse e kemi pasë problem”, tha Labinoti me ton serioz.

Londrimi reagoi menjëherë dhe e paralajmëroi se është kërcënim, duke i kërkuar respekt: “Ti nuk mund të kërcënosh. Ky është kërcënim. Të lutem”, i tha ai.

Debati u intensifikua kur Labinoti ngriti zërin dhe theksoi identitetin e tij: “Quhen Labinot po të them”, duke e mbyllur diskutimin me vendosmëri.

Kjo situatë mund të ndikoj që në shtëpi të vie zarf i zi për Labin, pasi kërcënimet nuk lejohen në Big.

Nga Rubrika