Web Analytics
E martë, 9 Dhjetor, 2025
0.7 C
Pristina

Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë lëshuar 2013 tiketa trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave të trafikut në 24 orët e fundit.

Gjithashtu Policia njoftoi se ka regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe 36 aksidente me dëme materiale.

Në 24 orët e fundit, Policia njoftoi se kishte arrestuar 23 persona dhe kishte dërguar në mbajtje 12 të tjerë.

Nga Rubrika