Seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin e rezervave shtetërore nuk ka arritur të mbahet, për shkak të mungesës së ministres në detyrë, Rozeta Hajdarit. Në sallë s’ka qenë as avokati i Irfan Lipovicës.
Gjykata i ka dërguar ftesë ministres në detyrë përmes postës, por e njëjta deri sot s’ka dhënë përgjigje nëse ka pranuar ftesën apo jo.
Në sallë dikur vonë erdhi Ridvan Muharremi bashkë me avokatin e tij, i cili bëri të ditur se ka ngatërruar sallën ku po mbahet seanca gjyqësore.
Seanca e radhës pritet të mbahet më 13 janar, nga ora 09:30.
Mbrojtja e Ridvan Muharremit parashtroi kërkesë që të deklasifikohen dokumentet sepse si të tilla s’mund të përdoren për gjykim, meqë janë “vepër penale”.
Rasti i rezervave shtetërore ishte klasifikuar si sekret shtetëror me nënshkrimin e Albin Kurtit. Për këtë arsye, Rozeta Hajdari kishte refuzuar edhe të dëshmojë pranë Prokurorisë Speciale. /Insajderi/