Web Analytics
E premte, 12 Dhjetor, 2025
4.2 C
Pristina

Valdrin Sahiti zbulon sekretin e Leonora Jakupit!

Direnjeri i njohur i modës, Valdrin Sahiti, ka një bashkëpunim të gjatë dhe të ngushtë me këngëtaren Leonora Jakupi.

Ky bashkëpunim përfshin si krijimin e veshjeve për paraqitjet e saj muzikore, ashtu edhe stilimin e saj gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova” si opinioniste.

Sahiti ka ndarë me ndjekësit një moment nga puna e tyre e përbashkët në një postim në Instastory.

Në video shihet Leonora duke sugjeruar ndryshime në skicën e veshjes për prime-in e ardhshëm të “BBVK”.

Në postim, Valdrin Sahiti shkruan: “Creative control, always. leonorajakupi”, duke theksuar rolin aktiv të këngëtares në procesin krijues. Ky detaj nxjerr në pah bashkëpunimin e ngushtë mes artistëve dhe rëndësinë e përfshirjes së Leonorës në vendimet e stilit të saj.

Nga Rubrika