Blero dhe Shpat Kasapi kanë qenë miq të ngushtë për shumë vite, duke ndarë jo vetëm raport shoqëror, por edhe bashkëpunime muzikore.
Lidhja mes tyre ka qenë e njohur në publik si një miqësi e fortë.
Humbja e parakohshme e Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare ka lënë gjurmë të thella te Blero.
Ai e ka shprehur disa herë dhimbjen për ndarjen nga jeta të mikut të tij.
Së fundmi, Blero ka publikuar sërish një këngë të Shpat Kasapit, duke e shoqëruar postimin me një emoji zemre të thyer, si shenjë e vazhdimësisë së dhimbjes dhe kujtimit për mikun e ndjerë.
