Web Analytics
E diel, 21 Dhjetor, 2025
0.7 C
Pristina

Pritjet e bashkatdhetarëve në kufirin e Kroacisë, Sveçla bisedon me homologun Bozinoviq!

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Bozinovic, lidhur me pritjet dhe vonesat në pikat kufitare gjatë ardhjes së mërgatës në Kosovë.

Sveçla ka bërë të ditur se iniciativa ka ardhur pas informatave të pranuara nga bashkatdhetarët, të cilët kanë raportuar për pritje të gjata në kufi.

Sipas tij, me homologun kroat janë diskutuar modalitetet për një kalim sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët e Kosovës, gjithmonë në përputhje me rregullat në fuqi.

Ministri Sveçla ka theksuar se ministri Bozinoviq ka shprehur gatishmëri dhe angazhim për ta adresuar këtë kërkesë, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm mes dy ministrive.

“E falënderoj ministrin Božinović për vullnetin dhe gatishmërinë, si dhe për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy ministrive tona,” ka deklaruar Sveçla.

Nga Rubrika