Web Analytics
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
1.7 C
Pristina

“Mos ha” – Luiz Ejlli i ashpër ndaj Anaid Kalotit pas reagimit për Kiarën!

Hapja e Big Brother Fan Club, me moderatore Kiara Titon, ka nisur me një hyrje jo të zakonshme nga Luiz Ejlli, e cila menjëherë ka ndezur debat në rrjet.

Fituesi i BBVA ka dhënë një deklaratë të fortë në monologun e tij, e interpretuar si një thumb ndaj produksionit apo kritikëve të karrierës së Kiarës.

“Janë munduar të më lënë në hije, por hija nuk e mbulon kurrë dritën. Ajo është dritë dielli”, – tha Luizi live, duke lënë të kuptohet se dikush ka tentuar të pengojë shkëlqimin e moderatores.

Deklarata e tij nxiti menjëherë reagimin e Anaid Kalotit, ish-fitues i Big Brother 6, i cili kritikoi qasjen e Luizit. Ai theksoi se “lufta me produksionin ka mbaruar”.

Sipas tij, Kiara është një nga figurat më të forta të ekranit shqiptar dhe kurrë nuk është lënë në hije, duke përmendur karrierën e saj në Portokalli, DWTS dhe tani BB Fan Club.

“Ne burrat gjithmonë prishim punë, kur gjasme zotohemi të mbrojmë gratë…” – shkruan Anaidi, duke e cilësuar dramatizimin si diçka që “nuk shet më”.

Megjithatë, Luizi nuk e ka lënë me kaq. Pak orë pas reagimit të Anaidit, ai publikoi një Story me tone kërcënuese, pa përmendur emra, por me një mesazh të qartë:
“Dikush t’i thotë dikujt mos ha, se përballë do thuash më fal prap”.

Kjo përplasje virtuale sapo ka nisur, dhe mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ballafaqim të drejtpërdrejtë mes tyre. /Telegrafi/

Nga Rubrika