Ikona e hitit “Xhamadani Vija-Vija”, Shemsi Krasniqi ka vdekur dje në banesën e tij në Prishtinë.
Shumë kolegë të tij, shprehen dhimbjen për humbjen e ish-anëtarit të grupit “Ilirët”.
Këngëtari Malësor Prënkoçaj, u shpreh i shokuar për vdekjen e Shemit.
“Në ato momente hyra kot për të shfletuar disa portale tona, sa për t’u informuar për situatën se çka po ndodh dhe kur e pashë lajmin, bile shumë shpejt mas postimit, me të vërtetë u ndjeva jashtëzakonisht keq sepse thashe me vete “O Zot çka po ndodh kështu”, deklaroi ai.