Web Analytics
E diel, 28 Dhjetor, 2025
2.5 C
Pristina

Voton Albin Kurti, fton qytetarët për pjesëmarrje masive në zgjedhje

Kandidiati për kryeministër Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme.

Pas votimit, Kurti u bëri thirrje qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre dhe ta shfrytëzojnë mundësinë për të përcaktuar përbërjen e Kuvendit të ardhshëm.

“Posa votova këtu në Fakultetin Ekonomik në kryeqytet për legjislaturën e dhjetë të Kosovës. Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme. Ftoj të gjithë qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre dhe ta shfrytëzojnë mundësinë për të përcaktuar përbërjen e Kuvendit të ardhshëm.

Uroj dhe besoj se legjislatura e dhjetë do të konstituohet sa më shpejt Kuvendi i ardhshëm dhe njëkohësisht të formohet Qeveria e re. I falënderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në fushatë, për durimin, vëmendjen dhe angazhimin që kanë treguar.

Po ashtu shpresoj se pjesëmarrja do të jetë masive, sepse pjesëmarrja masive reflektohet edhe në cilësinë e zgjedhjeve dhe në legjitimitetin e institucioneve”, tha Kurti.

Nga Rubrika